Trump i shqyen rregullat e Obamas, nënshkruan urdhër të ri ekzekutiv

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka nënshkruar një urdhër të ri ekzekutiv, që shfuqizon rregullat e periudhës Obama për frenimin e ngrohjes globale.

Trump ka thënë se urdhri do t’i sjellë fundin “luftës ndaj thëngjillit” dhe “rregullave që zhdukin vendet e punës”, raporton BBC.

Urdhri Ekzekutiv për Pavarësi Energjetike i Trumpit pezullon gjysmën e masave të ndërmarra nga paraardhësi i tij, Barack Obama, dhe favorizon karburantet e fosileve, transmeton Gazeta Express.

Grupet e biznesit e kanë lavdëruar administratën Trump për veprimin e ndërmarrë, por presidenti amerikan është qortuar ashpër nga aktivistët mjedisorë.

Temat
BotëLajme

Të afërta