Cila këngëtare e njohur reagoi pas intervistës së Adelinës mbrëm? (Foto)

Intervista e mbrëmshme e Alaudin Hamitit me divën Adelina Ismaili u shndërrua në kryetemë të diskutimeve në ditën e sotme.

Mirëpo ky edicion special i NIN-it nuk ka mbetur pa u komentuar as nga kolegët e këngëtares.
Ndonëse pa dyshim, ata që e kanë parë kanë qenë në numër më të madh, ka qenë Mimoza Shkodra ajo që ka shprehur përshtypjet e saj. Në llogarinë zyrtare të Prive në Instagram këngëtarja e hitit ‘E urrej’ ka deklaruar:

‘Un e pashë dhe e dëgjova intervisten, m’pelqeu shumë .. Adelina shtatzënë e ëmbël’ Komenti është pëlqyer e komplimentuar nga shumë ndjekës në rrjete sociale.

Temat
Showbiz

Të afërta