Zgjohen natën për të shkuar në tualet? Kjo është zgjidhja

Shumë njerëz, veçanërisht ata më të vjetër se 50 vjeç, zgjohen disa herë gjatë natës, sepse ata shkojnë në tualet për shkak të nevojës për urinim.
Mjekët paralajmërojnë se ky problem, që mund të duket i parëndësishëm, në fakt çon në mungesën e gjumit, nervozë dhe lodhje të vazhdueshme. Megjithatë, studimi i ri ka treguar se për këtë është një zgjidhje shumë e thjeshtë, në formën e ndryshimeve në zakonet e të ngrënit, raporton Daily Mail.

Ekipi japonez i shkencëtarëve, puna e të cilit u prezantua në konferencën e Shoqërisë Evropiane të Urologëve në Londër, ka përcjellur 321 vullnetarë gjatë një periudhe prej tre muajsh.

Ata gjetën se njerëzit që konsumojnë më pak kripë kanë më pak gjasa për të shkuar në tualet.

Kur subjektet ishin caktuar që të reduktojnë futjen e kripës për 25 për qind – nga 10,7 deri në 8 gram në ditë – vizitat e tyre në tualet janë ulur nga 2.3 deri në 1.4 herë për një natë.

Studiuesit gjetën se urinimi i përditshëm ishte reduktuar kur u zvogëlua marrja e kripës në ushqim.

Udhëheqësi i studimit, Dr. Tomohiro Matsuo, nga Universiti në Nagasaki thotë se ky është studimi i parë i cili bën matjen e ndikimit të kripës në shpeshtësinë e vizitave në tualet.

“Urinimi gjatë natës është një problem për shumë njerëz, sidomos në moshën e shtyrë. Ky studim tregon se edhe një ndryshim i thjeshtë në ushqim mund të përmirësojë ndjeshëm cilësinë e jetës për shumë njerëz”, thotë Dr. Tomohiro.

Natriumi luan një rol kyç në ruajtjen e ekuilibrit të duhur të lëngjeve në inde dhe gjak. Megjithatë, një rritje e mineraleve në trup çon në prodhimin e tepërt të urinës, dhe në raste ekstreme, në formimin e edemës, ënjtjes, kur lëngu i tepërt mbahet nën lëkurë, zakonisht rreth nyjeve.

Marrja e sasive të larta të kripës i bën njerëzit që të pijnë shumë lëngje, të cilat më tej përkeqësojnë problemin.

Një studim tjetër i paraqitur në të njëjtën konferencë tregoi se trajtimi i apneas së gjumit, e cila është e lidhur zakonisht me zërin e lartë gërhitës, mund të parandalojë vizitat e panevojshme në banjo gjatë natës.

Ekipi holandez i shkencëtarëve ka zbuluar se deri në 65 për qind ka më pak gjasa për të shkuar në tualet gjatë natës, kur personat në studim morën maskat adekuate të frymëmarrjes.

Temat
Fun

Të afërta