Lajm i keq për punëtorët e ndërtimtarisë, vijnë robotët muratorë (Video)

Robotët të cilët mund të shtrojnë gjashtë herë më shumë blloqe në ditë se muratorët njerëzor, janë të gatshëm që të futen në industrinë e ndërtimtarisë.
Firma me bazë në Nju Jork “Construction Robotics” e ka zhvilluar një robot të ri të quajtur SAM, i cili mund t’i shtrojë 3.000 blloqe në ditë, transmeton Express.

Kjo është shumë më shumë se që muratorët njerëzor mund të bëjnë, të cilët mesatarisht mund t’i vënë 500 blloqe në ditë.

Ky robot tashmë ka filluar që t’i zëvendësojë njerëzit në disa zona ndërtimore në Amerikë, dhe pritet që e njëjta të ndodhë shumë shpejt edhe në Britani të Madhe.

“Në muajt e ardhshëm do të shkojmë edhe në Britani për t’u takuar me kompanitë dhe të shohim nëse ato e duan SAM-in,” ka thënë presidenti i kompanisë Scott Peters.

Temat
Fun

Të afërta