Kryeministri për 18 vjetorin e masakrës në Krushë: Sakrifica e të rënëve na mundësoi lirinë

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka përkujtuar masakrat e rënda që ndodhën 18 vite më parë në Krushë të Rahovecit dhe në Suharekë.

Kryeministri ka thënë se këto masakra përkujtohen me dhimbje të madhe ku mbi 240 bashkëqytetarë tanë, fëmijë, gra e burra, u vranë më 25, 26 dhe 27 mars 1999, në Krushë të Rahovecit. Ndërkaq, në Suharekë, Familja 50 anëtarëshe Berisha, u masakrua nga forcat serbe.

“Qytetarët e Kosovës nuk do t’i harrojnë kurrë të gjithë të rënët, sakrifica e të cilëve na mundësoi të jemi të lirë.

Bota demokratike, ashtu siç i bombardoi forcat serbe 18 vjet më parë, duhet ta detyrojë shtetin serb, që të dënojë të gjithë kryesit e krimeve, të zbardh fatin e të pagjeturve dhe të kërkojë falje për krimet e panumërta në Kosovë.

Lavdi e përjetshme martirëve të Kosovës” – ka shkruar Kryeministri në Facebook.

Temat
LajmeVend

Të afërta