A janë Shqiptarët, hiç “përjashtues”?

Shkruan: Fadil Maloku, sociolog

1.Shikuar me “dioptrinë” sociologjike, shtresëzimi sociopolitik tek shqiptarët, është ndërtuar më tepër si pasojë i disa shablloneve “përjashtuese” sociale, se sa test standardeve të meritokracisë dhe profesionalitetit politik.

2.”Përjashtimi” social, në shkencat sociologjike është pakëz edhe kompleks, për faktin se vështirë mund të haset edhe si brum social e edhe si mentalitet kulturor!

3.Në fakt, trajtat e “lëvizëshmërisë” nga një status, në statusin tjetër social, në gjitha shoqëritë shqiptare, (si formë dhe si përmbajtje)duket se janë “dizajnuar” përmes do rregullave vlerore të mentalitetit dhe obskurantizmave mesjetar (Kanuni)! Vlera këto, që sistematikisht prodhonin tipin e nepotizmit social, në vend të angazhimit dhe meritokracisë politike…!

Temat
Opinione

Të afërta