Violina Stradivari – një mit që kushton 20 milionë dollarë

Misteri i violinave të mjeshtrit të famshëm italian, Antonio Stradivari, është prezent në 300 vitet e fundit. Gjatë jetës së tij të gjatë ai ka prodhuar rreth 1.100 instrumente me tela: violina, viola, violonçelë dhe kitara. Rreth 550 violina, prej 960 që vlerësohet t’i ketë bërë, ekzistojnë edhe sot.
Njohësit që kishin mundësi për të parë veprat e tij, i konsiderojnë ato të jashtëzakonshme. Violina e tij është shumë e lehtë, peshon më pak se një gjysmë kilogrami.

“Stradivari e dinte se çfarë po bënte. Ai bëri një ekuilibër të përsosur mes drurit të fortë dhe të butë, kështu që kutia të mund të vibronte. Ai kurrë nuk e bëri të njëjtën violinë dy herë. Gjithmonë u përpoq që të përmirësojë zërin dhe pamjen”, thotë ekspert për instrumente të sofistikuara klasike, Tim Ingles.

Violinistët janë të magjepsur me violinat e Stradivarit. Ata i përjetojnë ato si “pjesë të trupit të tyre” dhe “shpirtit binjak”. Florian Leonhard, restaurator nga veriu i Londrës, aktualisht ka katër violina për shitje nga e ashtuquajtura “periudha e artë” e Stradivarit (1700-1725).

Një violinë e tillë e vitit 1716, është e njohur si “Mesia”. Leonhard, violinën e tij më të vlefshme, të cilën ai e quajti “Mesia i ri”, e ka vlerësuar në 20 milionë dollarë, e që mund të jetë çmimi më i lartë i një violine Stradivari.

Tregu i këtyre instrumente të jashtëzakonshme është i vështirë që të parashikohet. Kështu, në vitin 2014 një violë Stradivarius u vlerësua me çimin marramendës për 4 milionë dollarë. Një nga dilerët më të shquar të këtyre instrumenteve të famshme, Artur F. Hill, qysh në vitin 1908, shkroi:

“Një Stradivarius nuk mund të kuptohet në ndonjë mënyrë tjetër pos si një blerje e mençur!”

Besohet se Antonio Stradivari ka lindur në vitin 1644, megjithëse data nuk është regjistruar askund. Ka lindur në Itali në familjen e Alessandro dhe Anna Stradivari. Është e mundur që në mes të viteve 1666-1679 ai ishte student i Nicholas Amati edhe pse janë disa fakte që këtë e mohojnë. Në çdo rast, u bë i pavarur në vitin 1680 dhe hapi punëtorinë e vet në Piazza San Domenico në Crotone (Itali) dhe shumë shpejt u bë i famshëm si një mjeshtër i cilësive të jashtëzakonshme. Filloi duke bërë modele në stilin Amati, por edhe duke ndryshuar harqet, duke eksperimentojë me trashësi të ndryshme të drurit dhe llak. Instrumentet e tij janë të njohura nga mbishkrimi latin Antonius Stradivarius Cremonensis Faciebat Anno …. (të bëra nga Antonio Stradivari i Kremones vitit …).

Temat
Art

Të afërta

  • Bujarija dhe Refugjatët: Kosovarët në Mërgim

    Bujaria dhe Refugjatët: Kosovarët në Ekzil (Brill, Maj 2018) është një vepër historie që studion kontekstet politike dhe sociale që refugjatët Kosovarë i ndeshën kur lëshuan atdheun e tyre...
  • Ilir Shaqiri promovon librin “Adem Jashari”

    Shumë këngë ia kushtoi Adem Jasharit. E për komandantin legjendar, Ilir Shaqiri shkroi edhe libër. Të hënën në akademinë letrare të organizuar nga lidhja e shkrimtarëve ky promovoi poemën...
  • Vdes këngëtari Nijazi Bytyqi

    Muzikës shqiptare iu largua nga kjo botë një këngëtar i njohur. Bëhet fjalë për këngëtarin Nijazi Bytyqi, i cili ndërroi jetë në moshën 72 vjeçare, shkruan lajmi. Bytyqi ishte...
  • Shuhet aktori i njohur shqiptar!

    Ka ndërruar jetë në moshën 66-vjeçare si pasojë e një sëmundjeje të rëndë aktori dhe regjisori i njohur shqiptar, Lisenko Malaj. Vitet e fundit ai ka jetuar në Itali....