A mund të përdoret ushqimi që ka rënë në dysheme?

Shkencëtarët kanë konfirmuar atë që shumica e njerëzve supozojnë, se rregulla “pesë sekonda” ka kuptim kur është në pyetje rënja e ushqimit në dysheme.

Eksperti për mikrobe, Profesor Anthony Hilton, nga Universiteti Aston beson se ushqimi në përgjithësi nuk mbledhë një sasi të madhe të baktereve të dëmshme, nëse kalon disa sekonda në dysheme, raporton metro.co.uk.

“Një test i mirë është që të shikohet nëse në ushqim është mbledhur ndonjë papastëri e dukshme. Nëse ka, është e logjikshme që ju nuk do ta hani”, thotë ai.

“Megjithatë, ngrënja e ushqimit që ka rënë në dysheme nuk mund të jetë pa rrezik”.

Ai shpjegon se kjo varet nga lloji i dyshemesë, por edhe lloji i ushqimit dhe koha e kaluar në dysheme.

Përndryshe, një studim i kohëve të fundit tregoi se deri 79 për qind e 2.000 të anketuarve kanë hëngër ushqimin që ka rënë në dysheme.

Temat
Shëndet

Të afërta