“Jam krenar me ty!”/ Tahiri SMS çdo polici pas shkarkimit (Foto)

Fatmir Xhafaj mund të quhet sot zyrtarisht Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, pas votimit të dekretit të Presidentit nga ana e Kuvendit të Shqipërisë seancën e kësaj të enjte.
Për këtë arsye, ish-ministri i brendshëm Saimir Tahiri i ka dërguar një mesazh të gjithë punonjësve të Policisë së Shtetit.

Në këtë SMS, Tahiri shpreh falënderimet për të gjithë punonjësisit e policisë, për çdo gjë që kanë arritur së bashku që nga dita e parë që ai mori detyrën si Ministër i Brendshëm.

‘’Të falënderoj pafund për gjithçka arritëm të bënim së bashku që nga dita e parë. Jam krenar dhe i lumtur për Policinë e Shtetit që krijuam, kjo edhe falë punës tënde. Më të fortë do të jemi. Jepi forca’’-shkruan Tahiri në mesazhin e tij.

Temat
LajmeRajon

Të afërta