Ja çfarë thotë De Biasi për ndeshjen me Italinë

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Gianni de Biasi, shpreson se djelmoshat e tij do të bëjnë paraqitje të mirë ndaj Italisë, derisa tha duhet t’i shfrytëzojnë rastet që u jepen.
“Besoj se mrekullia që mund të arrijmë ndaj Italisë është të jemi të qetë dhe të shfrytëzojmë rastet që kemi”, shtoi De Biasi.

“Në Euro kundër Francës luajtëm mirë, shpresojmë të bëjmë edhe kundër Italisë. Kur zbret në fushë zbret për të fituar dhe nesër duhet t’i shfrytëzojmë shanset tona”, theksoi mes tjerash De Biasi.

Temat
BotëRajonSport

Të afërta