Vdekja e vajzës së ish -ushtarit të UÇK’së: Policia thotë se aksidenti ndodhi nga pakujdesia

Policia e Kosovës ka dhënë detaje përmes raportit ditor për aksidentin që ka ndodhur mbrëmë me veturë në Fushë Kosovë

Admir Salihu, tashmë i arrestuar, ka mbytur me makinë Bleranda Currin, vajza e ish-ushtarit të UÇK-së, i cili dyshohej se ishte dëshmitar i Tribunalit Special.

“Raportohet për një aksident komunikacioni në të cilin janë përfshirë një veturë që drejtohej nga i dyshuari mashkull K-Shqiptar dhe këmbësorja –viktima femër K-Shqiptare”, shpjegon Policia.

Policia thotë se deri tek aksidenti ka ardhur nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës nga i dyshuari, i cili e ka goditur këmbësoren.

“Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe nga lëndimet e marra ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor i ndihmës së shpejtë. I dyshuari është arrestuar dhe i njëjti me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje ndërsa trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, shkruan në raport.

Temat
LajmeVend

Të afërta