Alfa Romeo hyn në tregun e SUV me modelin Stelvio [FOTO]

Kjo është vetura e parë e modelit SUV e prodhuar nga Alfa Romeo.

Edhe pse e re në këtë drejtim, Alfa Romeo Stelvio pretendon kurorën për veturat sportive SUV. Ky model fuqizohet me motor 2.0-litër me benzinë me turbo kompresor i cili prodhon 280kf dhe atë 2.2-litër me naftë i cili prodhon 210 kf, transmeton Express. Pavarësisht motorit, sistemi me katër rrotat aktive vjen standard në të gjitha versionet.

E gjithë fuqia tërheqëse shkon në rrotat e pasme përveç në rastet kur ka rrëshqitje, vetura shpërndanë fuqinë 50/50 në aksin e parë dhe atë të pasmë.

Përshpejtimin nga 0-100 km/h e arrin për 5.7 sekonda. Fuqia nga motori tek rrotat shpërndahet me anë të transmisionit automatik me tetë shpejtësi.

Temat
Teknologji

Të afërta