Aeroplani për pak sa nuk përplaset në pistë derisa aterronte në Amsterdam (Video)

Ky është momenti kur aeroplani komercial i mbushur me pasagjerë përplaset për tokë, derisa po aterronte në aeroportin e Amsterdamit.
Këto pamje janë filmuar nga një adoleshent britanik David Fleming Jr, i cili ishte brenda aeroplanit kur ndodhi drama në të cilën për fat nuk kishte të lënduar, transmeton Telegrafi.

Sipas pamjeve të publikuara në internet, shihet se si krahët e aeroplanit në një moment përplasen në pistë, që sipas ekspertëve shkaktar i kësaj besohet të jetë pesha e madhe.

Pasi pilotët për një moment humbën kontrollin e aeroplanit, në vendin e ngjarjes u shfaqën ekipet e zjarrfikësve dhe autoambulancat që për fat të mirë nuk patën nevojë të intervenojnë, pasi që të gjithë pasagjerët kanë shpëtuar pa lëndime.

http://www.gazetaexpress.com/lajme/aeroplani-per-pak-sa-nuk-perplaset-ne-piste-derisa-aterronte-ne-amsterdam-foto-329476/

Temat
BotëLajme

Të afërta