Zoran Zaev: Presim që të formojmë shumicë parlamentare

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev sot është takuar me ambasadorin e Gjermanisë, Christine D. Althauser, ambasadorin e Suedisë, Mats Staffansson dhe ambasadorin e Polonisë, Jacek Multanowski në Maqedoni.

Është konstatuar se interesi i qytetarëve edhe të Maqedonisë është që të ketë një qeveri të qëndrueshme e cila qeveri do të bëjë reforma të nevojshme dhe të shkojë në proceset e nevojshme euro-atlantike.

“Maqedonia duhet të shkojë përpara. Është e qartë nga zgjedhjet se shumica e qytetarëve janë përcaktuar për ndryshime. Për këtë kemi kërkuar nga kryetari Gjorgje Ivanov, qytetarët dhe Maqedonia të mos humb më kohë, të vendosë sipas Kushtetutës dhe të më jepë mandatain për formimin e qeverisë. Ne presim që do të formojmë shumicë parlamentare të re, me të cilën do të sigurojmë reforma stabile, ashtu si kanë vendosur qytetarët”, ka thënë Zaev, cituar nga partia e tij, shkruan Zhurnal.

Zaev i ka njoftuar ambasadorët për bisedimet me partitë shqiptare si për platformën e LSDM-së në bazë të marrëveshjes së Përzhinos dhe vërejtjet e raportit të Pribe-së dhe të Komisionit Europian.

Temat
LajmeRajon

Të afërta