Vlorë, 23-vjeçari nga Fieri tenton të ‘ndalë’ shpejtësinë me 20 euro! (VIDEO)

Një 23-vjeçar u arrestua nga Policia e Vlorës pasi për të shmangur masën administrative i ofroi ryshfet policit rrugor duke i dhënë 20 euro.

Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në bashkëpunim me Sektorin e Policisë Rrugore, kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të Antonio D, banues në Fier.

Arrestimi i tij u bë në hyrje të autostradës së Vlorës, pasi duke drejtuar automjetin e tij tip Volkswagen Golf 5, ka tentuar t’i japë 20 euro punonjësit të policisë së qarkullimit rrugor, me qëllim që t’i shmangej masës administrative pasi po drejtonte mjetin jashtë normave të lejuara të shpejtësisë.

Temat
Rajon

Të afërta