Sondazh: Ja kush do t’i fitonte zgjedhjet në Shqipëri nëse ato mbahen sot

Është publikuar një sondazh në lidhje me zgjedhjet qendrore që do të mbahen në Shqipëri gjatë muajit qershor.

Eduard Zaloshnja ka publikuar rezultatit e sondazhit, sipas të cilit nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin sot koalicioni PS-LSI do të fitonin rreth 57% të votave të qytetarëve. Sipas këtij sondazhi nëse dy partitë shkojnë bashkë në këto zgjedhje fitorja do të ishe e garantuar, kurse nëse shkojnë ndarazi do të mund të dështonin shkruan Panorama.

Sa i përket preferencave partiake Partia Socialiste merr 41% të votave, Partia Demokratike 35% të votave, kurse LSI-ja 12% sosh.

Te dhënat nga ky sondazh gjithashtu tregojnë se mazhoranca ka humbur rreth 90 mijë vota, krahasuar me zgjedhjet e vitit 2013.

Temat
LajmeRajon

Të afërta