Donald Trump i ‘hap dyert’ e suksesit Bleona Qeretit, çfarë pritet të ndodhë (Foto)

Pavarësisht kritikave të shumta nga fansat për përkrahjen që i bën Donald Trump-it, Bleona vazhdon t’i qëndrojë besnike simpatisë së saj për Presdientin e ri të SHBA.

“Koncerti im i parë privat në ceremoninë e Donald Trump. Jeta ime ka qenë një udhëtim i mahnitshëm deri tani por argëtimi i vërtetë nis që tani. Urime President Donald Trump”, shkruan ajo në këtë foto.

Ndërsa kur ka postuar foton e radhës me ftesën e ceremonisë së betimit të Trump, ka ardhur edhe reagimi i një vajze e cila i drejtohet këngëtares duke i thënë:”Duhet të të vijë turp. Ti je një fanse e Donald Trump si person publik dhe jo e politikës apo e aftësive të tij për të drejtuar një vend”. Me siguri edhe kjo do të futet në listën e kritikave që Bleona i injoron.

Temat
Showbiz

Të afërta