I vuri flakën vetes në komisariatin e Fierit, zbulohet arsyeja

Sot rreth orës 13:00, një person ka hyrë në ambientet të Zyrës së Pritjes së Qytetarëve në Drejtorisë Vendore të Policisë Fier dhe pa komunikuar me personelin e shërbimit, ka tentuar të djegë veten me benzinë.

Ndërsa dyshohet se këtë veprim e ka kryer pasi që prej vitit 2014 vajza është larguar nga shtëpia, dyshimet janë se shfrytëzohet për prostitucion.

Sipas policisë shtetasi M.S, 57 vjeç, banues në Levan, Fier shpëtoi falë ndërhyrjes së shpejtë të Shefit të Sektorit të SHÇBA, dhe personelit të zyrës së shërbimit të qytetarëve u bë e mundur fikja në kohë e flakëve duke shpëtuar kështu jetën e këtij shtetasi, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Por bëhet me dije se bashkëshortja e shtetasit, më datën 20.09.2016 ka kallzuar pranë DVP Fier se në vitin 2014 i është larguar vajza nga banesa dhe dyshon se mund të shfrytëzohet për prostitucion jashtë shtetit.

Për këtë kallëzim janë kryer të gjitha veprimet proceduriale si nga ana e policisë ashtu edhe nga ana e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier.

Për ngjarjen e ndodhur sot, janë duke u kryer të gjitha veprimet proceduriale dhe hetimore nga ana e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Temat
Rajon

Të afërta