Tërmeti në Itali, Ambasada shqiptare: Telefononi në këtë numër në çdo kohë

Ambasada shqiptare në Itali shkruan se po ndjek nga afër përditësimin e njoftimeve në lidhje me tërmetin që goditi në orët e paradites së sotme Italinë Qendrore dhe vë në dispozicion numrin e kontaktit operativ +39 3420498192.

“Ambasada qendron në gatishmëri të plotë për t’iu përgjigjur kërkesave për asistencë. Është ngritur posaçërisht kabineti i krizës. Çdo qytetar shqiptar që ka nevojë të kontaktojë Ambasadën, mund të telefonojë në këtë numër, i cili qëndron në funksion 24 orë”

Në orën 10 25 minuta një tërmet i fortë me magnitudë 5.3 ballë ka goditur zonën nga akuila në rieti. Lukndjet janë ndjerë në rajonet Abruzzo, Marche , Lazio dhe Romë, raporton “Ora”.

Pesë minuta më pas erdhi një tjetër lëkundje 3.2 ballë me epiqendër amatricen, zonë thuajse e shkatërruar nga tërmeti i 23 dhe 24 gushtit.

Lëkundja e tretë u shënua në orën 11.26 minuta me e forta me 5.4 ballë.

Shumë shkolla në Rieti janë evakuar, në bazë edhe të një plani emergjent të miratuar për zonat sizmike.

Temat
Botë

Të afërta