Meta letër kreut të ri të PE-së: Kam bindjen se do të kontribuoni në perspektivën Evropiane të Shqipërisë

Kryetari i Kuvendit te Shqipërisë Ilir Meta uron Presidentin e ri të Parlamentit Evropian Antonio Tajani.

Meta në mesazhin e tij të urimit drejtuar Tajani shprehet se zgjedhja e tij në krye të Parlamentit Evropian do të kontribuojë në avancimin e perspektives evropiane të Shqipërisë dhe rajonit tonë si dhe shprehu bindjen e plotë përforcimin e bashkëpunimit mes Kuvendit të Shqipërisë dhe Parlamentit Evropian.

Kryetari i Kuvendit Meta e ka ftuar njkohësisht Presidentin e ri Tajani për një vizitë zyrtare në Tiranë.

LETER URIMI

Drejtuar:

Sh.T.Z. Antonio TAJANI

President i Parlamentit Evropian

BRUKSEL

I nderuar Shkelqesi,

Me kënaqësi të veçantë mirëpritëm zgjedhjen Tuaj në postin e Presidentit të Parlamentit Evropian dhe me këtë rast më lejoni në emër të Kuvendit të Shqipërisë t’ju përcjell urimet më të përzemërta dhe më të sinqerta për detyrën e re fisnike që ndërmerrni.

Shpreh bindjen e plotë se me eksperiencën e gjerë që gëzoni në institucione të rëndësishme të Bashkimit Evropian, do të kontribuoni në forcimin e perspektivës evropiane të Shqipërisë dhe tërë rajonit të Ballkanit, si një nevojshmëri gjeo-politike evropiane, ndaj dëshiroj të rikonfirmoj vullnetin tonë të plotë për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit të shkëlqyer mes Kuvendit të Shqipërisë dhe Parlamentit Evropian.

Kam pasur kënaqësinë të takohemi së bashku në të kaluarën dhe shpresoj të rishihemi së shpejti, ndaj përfitoj nga rasti t’ju ftoj për një vizitë zyrtare në Shqipëri ku do të kemi mundësi të diskutojmë nga afër rreth bashkëpunimit tonë në të ardhmen.

Duke shprehur dhe një herë urimet e mia më të mira për një veprimtari Tuajën plot përgjegjësi dhe suksese, lutem pranoni, i nderuar President, ndjenjat e konsideratës time më të lartë.

Ilir META

Temat
Rajon

Të afërta