Mbledhje komemorative për shkrimtarin Mensur Raifi nesër në Fakultin Filologjik të UP-së

Me rastin e vdekjes së Prof. Mensur Raifit, profesor i dikurshëm në Degën e Gjuhës dhe Letërsisë Frënge në Universitetin e Prishtinës, nesër në Fakultetin e Filologjisë të UP-së do të mbahet një mbledhje komemorative.

Siç njoftoi Dekanati i Fakultetit të Filologjisë, komemoracioni do të mbahet nesër, e enjte, 19 janar, në orën 12:00 në Sallën e kuqe të fakultetit.

Mensur Raifi, shkrimtar, kritik letrar, profesor universitar dhe përkthyes i shquar kosovar, ndërroi jetë javën e kaluar në moshën 79-vjeçare në Kanada, ku jetonte që nga lufta e Kosovës. Mes tjerash, ishte themelues i Shoqatës së Përkthyesve të Kosovës. Është autor i më shumë librave, si përmbledhje poezish, ashtu edhe nga sfera e kritikës letrare dhe historisë së letërsisë.

Temat
Lajme

Të afërta