Brenda tempullit të satanistëve: Prej gjakut e deri tek ritualet e frikshme (Foto +18)

“The Satanic Temple Of Los Angeles” është një organizatë që mbledh rreth saj gjithë satanistët.

Kjo organizatë mbarëkombëtare në SHBA, ka mbledhur të shtunën në mbrëmje, dhjetëra anëtarë të saj, në një festë që kishte brenda gjakderdhje dhe rituale të frikshme.

Mes tyre, dhe një leksion 45 minutësh për macet demonike.

Anëtarët e lëvizjes, e cila e quan veten një fe e organizuar, nuk besojnë në një Satan personal, por thonë se ata predikojnë racionalizmin dhe kundërshtojnë besëtytnitë.

Sekti me qendër në Salem të Masaçusetsit ka 24 degë në mbarë Amerikën.

Ata thonë se predikojnë racionalizmin dhe kundërshtojnë bestytnitë.

Biletat “VIP” kushton 66 dollarë dhe “aktiviteti demoniak” zgjati rreth 6 orë.

Të ftuarit duhet të ishin të gjithë të veshur me kostume “djallëzore”.

Por qëllimet e tyre nuk janë aq “djallëzore” sa mund të duken.

Pjesë të parave që do të mbledhin ata do t’i dhurojnë për bamirësi një grupi që mbron të drejtat e femrave për riprodhim, për propozimin e disa ligjeve për rregullimin e Amendamentit të Parë, dhe për të ndihmuar të burgosur me probleme të ndryshme.

Temat
Fun

Të afërta