A është kjo femra e vetme në botë që ka alergji nga puthjet? (Foto)

Për shumë çifte dhoma e gjumit është vendi për të kaluar kohën bashkë dhe për t’u afruar me njëri-tjetrin.

Por Johanna Watkins nuk mund të rrijë në një dhomë me burrin e saj.

Alergjitë e saj janë aq të rënda sa edhe të jetë në një dhomë me bashkëshortin e saj Scott, i shkakton alergji që i rrezikon jetën.

Ajo nuk mund të puthet me të dhe e kalon kohën duke parë TV në dhomë tjetër nga ai.

Gjithsesi, çifti përpiqet ta bëjë lidhjen të funksionojë duke parë të njëjtat emisione në TV dhe komentojnë me mesazhe rreth tyre.

Johanna nga Minesota ka më shumë se 100 alergji dhe nuk e mban mend sa herë ka shkuar në spital duke rrezikuar jetën.

Ajo vuan nga një çrregullim i rralë i sistemit imunitar që e bën alergjike ndaj çdo gjëje dhe largohet nga dhoma e saj vetëm për të shkuar në spital ose për të bërë vizita te doktori.

Temat
Fun

Të afërta