‘Të ka lali shpirt’ zbret nga froni, kënga më e dëgjuar shqiptare është kjo (Video/Foto)

Që prej publikimit të saj në vitin 2013, “Të ka lali shpirt”, kënga e Silva Gunbardhi në bashkëpunim me Dafin dhe Mandin, u kthye në këngën e preferuar të shqiptarëve.

Përveç kësaj ajo morri edhe një klasifikim tjetër, atë të këngës shqiptare më të klikuar në Youtube. Një hit që u dëgjua e dëgjohet kudo brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Por rivali i saj i fortë “Bonbon” duket se u krijua për ta zbritur nga fronti i vendit të parë. E ripublikuar nga kompania muzikore Ultra Music, “Bonbon” në 10 muaj publikim ka arritur të kalojë shifrën e klikimeve të këngës “Të ka lali shpirt”.

Zyrtarisht Youtube ka një këngë shqiptare tjetër në vend të parë, “Bonbon” me 234,965,973 klikime, ndërkohë që pas saj qëndron “Të ka lali shpirt” me 234,436,470 klikime.

659285b5c7da193c78b85c324c257a9b_1480941312-4408073

062a2831038e1bb7d8642ec0ab9a9b38_1480941273-3605219

Temat
Showbiz

Të afërta