“Moana”, rekord shikimesh

Filmi i animuar i “Disney”-t, “Moana” pati debutimin më të suksesshëm gjatë festës së Falenderimeve në Ameriken e Veriut, duke u pozicionuar në vend të parë

Prodhimi “3D”, që tregon historinë e vajzës së një kryetari fisnor në Polinezi, që përzgjidhet nga vet oqeani për t’i rikthyer një relike mistike një perëndeshe, grumbulloi 81.1 milionë dollarë gjatë 5 ditëve të shfaqjes në kinema dhe 55.5 milionë dollarë vetëm gjatë fundjavës.

Ky ishte debutimi i dytë më i suksesshëm në histori për festën e Falenderimeve, pas “Frozen” në vitin 2013, që grumbulloi 93.6 milionë dollarë në 5 ditët e para të shfaqjes.

“Fantastic Beasts and where to find them”, i bazuar në romanin e J.K Rowling me të njëjtin titull, u rendit në vend të dytë. Me protagonist fituesin e çmimit “Oscar” Eddie Redmayne, filmi arkëtoi plot 45 milionë dollarë përgjatë fundjavës.

Vendi i tretë shkoi për “Doctor Strange”, ku interpreton Benedict Cumberbatch, me 13.4 mln dollarë të grumbulluara.

Ndërkohë, romanca gjatë Luftës së Dytë Botërore, që sjell në ekran Brad Pittin dhe Marion Cotillard, u rendit në vendin e katërt me 13 milionë dollarë, pasuar nga filmi “Arrival”, me protagoniste Amy Adams.

xxx_1480340421-6792484

Temat
Art

Të afërta

  • Bujarija dhe Refugjatët: Kosovarët në Mërgim

    Bujaria dhe Refugjatët: Kosovarët në Ekzil (Brill, Maj 2018) është një vepër historie që studion kontekstet politike dhe sociale që refugjatët Kosovarë i ndeshën kur lëshuan atdheun e tyre...
  • Ilir Shaqiri promovon librin “Adem Jashari”

    Shumë këngë ia kushtoi Adem Jasharit. E për komandantin legjendar, Ilir Shaqiri shkroi edhe libër. Të hënën në akademinë letrare të organizuar nga lidhja e shkrimtarëve ky promovoi poemën...
  • Vdes këngëtari Nijazi Bytyqi

    Muzikës shqiptare iu largua nga kjo botë një këngëtar i njohur. Bëhet fjalë për këngëtarin Nijazi Bytyqi, i cili ndërroi jetë në moshën 72 vjeçare, shkruan lajmi. Bytyqi ishte...
  • Shuhet aktori i njohur shqiptar!

    Ka ndërruar jetë në moshën 66-vjeçare si pasojë e një sëmundjeje të rëndë aktori dhe regjisori i njohur shqiptar, Lisenko Malaj. Vitet e fundit ai ka jetuar në Itali....