​FA brenda një jave akuzon dy herë Mourinhon

Jose Mourinho është akuzuar për herë të dytë nga Federata e Anglisë gjatë një jave

Menaxheri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho është akuzuar nga FA pas përjashtimit në barazimin 0:0 ndaj Burnleyt.

Ai kishte komentuar vendimet e gjyqtarit Anthony Taylor para ndeshjes me Liverpoolin, ndërsa në ndeshjen e fundit u ndëshkua me të kuq nga gjyqtari Mark Clattenburg.

Ai akuzohet se ka përdorur fjalë ofenduese ndaj zyrtarëve të takimit pas përfundimit të pjesës së parë.

BBC raporton se Mourinho mund të dënohet me paralajmërim, gjobë ose ndalim hyrje në stadium.

Temat
Botë

Të afërta