Njihuni me 19 njerëzit më të pasur në Shqipëri (Emrat)

Fondacioni për Liri Ekonomike, në bashkëpunim me gazetën MAPO kanë publikuar studimin e fundit sa i takon personave më të pasur në Shqipëri dhe aktivitetet e tyre.

Sipas raportit të përgatitur, në krye të listës vijojnë të mbeten Samir Mane, Shefqet Kastrati, Vasil Naçi duke u ndjekur më pas nga Behar Çukaj, Grigor Joti, Artan Dulaku, Idajet Ismailaj, Vjollca Hoxha, Ram Geci dhe Irfan Hysenbelli.

Raporti shton se analiza ka ardhur në përfundim për secilin prej tyre përmes kapitaleve sipërmarrëve së secilës kompani dhe investimeve të ndryshme në veprimtari ekonomike dhe prona të patundshme.

Ja raporti i plotë:

Në vazhdën e krijuar tashmë të traditës së analizimit të dhjete me te pasurve ne Shqiperi edhe këtë vit, “Fondacioni për Liri Ekonomike” ka ndërmarrë një analizë të detajuar për dinamikat e kësaj elite financiare se çfarë ka ndodhur përgjatë vitit 2015. Duke ndjekur përvojën ndërkombëtare dhe orientimet përherë e më të spikatura të studimeve ekonomike, krahas zhvillimeve dhe dinamikave të tjera qoftë ligjore me impakt ekonomiko-financiar, qoftë në studimin e dinamikave të potencialeve të vendit, studimi i elitës të të super-pasurve të Shqipërisë përbën jo vetëm interes shkencor dhe hulumtues ekonomik, por edhe përgjegjësi të veçantë në trajtimin e kujdesshëm të parametrave që do të ndërmerren në shqyrtim.

Konkluzionet e nxjerra janë të rëndësishme si në zbulimin e tendencave vendase, pavarësisht përmasave të shtetit, po ashtu edhe në përgjegjësinë që politikat dhe strategjitë kombëtare ndikojnë tek ripozicionimi i tyre dhe sidomos më pas, në impaktin që këto dinamika japin në efekt domino në ekonominë vendase dhe indikatorët e ndryshëm ekonomikë.

Në analizën e ndërmarrë këtë vit, janë konsideruar tashmë risi si në kriteret e përdorura, ashtu edhe në metodologjinë e mbledhjes së informacionit plotësues dhe përpunimit analitik të të dhënave.

Krahas praktikës konservatore të kësaj analize, e cila bazohet në metodologjitë më të avancuara ndërkombëtare, (sjellim si shembull mes të tjerave Capgemini), janë përdorur të dhënat zyrtare të mbledhura nga regjistrat tregtarë.

lista-me-te-pasurit_1477674742-960418

Temat
Rajon

Të afërta