Mkhitaryan refuzoi Arsenalin për Unitedin

Henrikh Mkhitaryan kishte arritur marrëveshje me ‘Topçinjtë’ para se ‘Djajtë e Kuq’ ta transferojnë atë, i cili ishte bindur se do të luante rregullisht në Old Trafford

Henrikh Mkhitaryan ka refuzuar një ofertë nga Arsenali gjatë verës, i cili vendosi të transferohej te Unitedi ku priste një rrol të rëndësishëm në skuadër, raporton Daily Mail.

Por, ish mesfushori i Borussia Dortmundit aktualisht ka dështuar që të zë vend në formacionin e Jose Mourinhos, ky i fudnit e bëri të qartë se armeni nuk është i lënduar, por nuk po luan shkaku se ende nuk është adaptuar në Premierligë.

Daily Mail ka mësuar se si Mkhitaryan kishte arritur marrëveshje me Arsenalin para se të ndryshonte mendje për t’u transferuar në Old Trafford, duke besuar se ‘Djajtë e Kuq’ kanë më shumë nevojë për të se ‘Topçinjtë’, por duket t’i ketë rënë pishman.

Temat
Botë

Të afërta