Tërmet i fuqishëm në Itali, lëkunden ndërtesat shekullore në Romë

Një tërmet i fuqishëm ka goditur sot Romën, duke lëkundur ndërtesat qindravjeçare në kryeqytetin e Italisë.
Tani për tani nuk dihet nëse ky tërmet ka shkaktuar viktima në njerëz.

Monitoruesi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara fillimisht ka thënë se tërmeti ka pasur fuqi prej 5.6 ballë të shkallës Rihter, e më pas e ka korrigjuar fuqinë e tij në 5.4 ballë, transmeton Gazeta Express.

Epiqendra e tërmetit ka qenë rreth 80 kilometra në juglindje të Peruxhës, në boshtin e Italisë, që tradicionalisht ka qenë pre e tërmeteve.

Dridhjet e sotme kanë ndodhur vetëm dy muaj pasi një tërmet në pjesën qendrore të Italisë i mori jetën pothuajse 300 personave. /Express/

Temat
BotëLajme

Të afërta