Polici nga Mitrovica ka probleme shëndetësore , ai po kërkon ndihmen tuaj (Foto)

Tamir Skenderi nga Mitrovica, polic i Kosovës, është diagnostifikuar me Leucemi Acute (Leucaemia myeloblastica acuta). Në pamundësi për t’u shëruar në Kosovë, është dërguar për jashtë vendit.

Gjendja e tij vazhdon të jetë në rrezik, prandaj i kërkohet transplantimi i palcës kurrizore që kushton 162 mijë euro, shkruan Veriu.info.

Tamiri është prind i dy fëmijëve. Familja e tij, në pamundësi për të mbuluar shpenzimet vetë, kërkon nga të gjithë ata që kanë mundësi, ta ndihmojnë familjarin e tyre.

Për ta ndihmuar ju mund të dërgoni SMS nga Vala në numrin 55101 dhe nga Ipko në 55001. Vlera e SMS 1€

hh_1477499687-3258142

Temat
Lajme

Të afërta