Kështu i befason Era dy vajza kosovare (Video)

Era Istrefi e ka pushtuar çdo vend në Evropë me arritjet e saj.

Njerëz të gjeneratave të ndryshme u ndien krenar me arritjet e saj kudo duke qenë prezente në radiot dhe televizionet më me zë në botë.

Por kësaj radhe ishin dy vajza të vogla kosovare që jetojnë në Francë ato që u ndien krenare nga Era Istrefi. Ajra dhe Lira mbetën te befasuara kur në një nga marketet e Nancyt në Francë u lëshua hiti i Erës, “Bon Bon”.

“Kush e ka lsu, kush e ka lsu” ishin pyetjet e dy vajzave kosovare të habitura që në Francë dëgjohej kënga e Erës./Indeksonline/

Temat
Showbiz

Të afërta