Ja se çfarë parasheh “faza e tretë” e bisedimeve Kosovë – Serbi

Faza e tretë e bisedimeve me Serbinë mund të krijojë një ekip të ri të Unitetit të Kosovës.

Kryenegociatorja kosovare, Edita Tahiri në Komisioni Parlamentar për Punë të Jashtme ka thënë se në këtë fazë është e domosdoshme përfshirja e të gjithëve, njëjtë sikurse delegacioni i Vjenës.

Sidoqoftë për herën e parë, ministrja për dialog i dorëzoi Komisionit për Punë të Jashtme dokumentin e njëjtë që sipas saj e ka dorëzuar në Bruksel për fazën e tretë të dialogut me Serbinë e që përmban disa kushte për Serbinë.

Deputetja e Vetëvendosjes, Aida Derguti i ka cilësuar kontradiktore deklaratat e ministres para komisionit, Pal Lekaj i AAK-së është shprehur se me këtë dialog ka fituar vetëm Beogradi ndërsa për Zafir Berishen marrëveshjet e arritura në Bruksel janë kundër Kushtetuese.

Sidoqoftë Tahiri ka siguruar se Asociacioni i Komunave serbe nuk do të krijohet pa u zbatuar marrëveshjet e arritura në Bruksel.

Temat
LajmeVend

Të afërta