Ja pse Kryesia shtyu për nesër mbajtjen e seancës për Grupin “Drenica 2”

Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës ka shtyrë për nesër seancën e jashtëzakonshme në të cilën do të debatohej për grupin Drenica 2 për arsyen që tju mundësohet koha të gjithë deputetëtëve që të jenë të pranishëm në sallë.

Në mbledhjen e sotme, të kryesuar nga Kadri Veseli shqyrtoi kërkesën e 40 deputetëve nënshkrues të Kuvendit, për mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme, në të cilën do të debatohej për vlerat e UÇK-së në raport me situatën e krijuar. Kryesia bën të ditur se mori vendimin që të enjten, në orën 10:00, Kuvendi mblidhet në seancë të jashtëzakonshme.

Zyra për media njofton se “Edhe pse kërkesa parashihte mbajtjen e kësaj seance sot, me miratimin e të gjithë anëtarëve të Kryesisë dhe kryetarëve të grupeve parlamentare, Kryesia vendosi që seanca të mbahet një ditë me pas, duke iu dhënë kështu kohë dhe mundësi të gjithë deputetëve që të jenë të pranishëm në punimet e kësaj seance.”

Seanca e rregullt plenare, e paraparë për nesër në orën 10:00, do të mbahet pas përfundimit të seancës së jashtëzakonshme.

Temat
Vend

Të afërta