Edhe prezantuese edhe “mami”, këto janë më të bukurat e më të dashurat e shqiptarëve (Foto)

Emrat e vajzave që do të lexoni më poshtë, janë ato që prej vitesh shoqërojnë shqiptarët në çdo shtëpi.

Sigurisht që prezantuese kemi shumë, e madje të mira në punën e tyre, por ato që kemi listuar janë ato pa të cilat televizioni shqiptar ka treguar se nuk bën dot. Duke qenë se pak a shumë e kanë nisur në të njëjtën kohë, ato njëherësh janë gjendur kolege dhe nëna, duke ndjekur secila thuajse të njëjtin rrugëtim.

Rudina Magjistari

E rikthyer këtë sezon me programin e saj të pasdites të cilit i ka ndryshuar strukturën e i ka vendosur emrin e saj, Rudina është në një kohë shumë të mirë të karrierës. Ajo ka një vajzë që quhet Mia, dhe për t’i qëndruar pranë u shkëput për më shumë se 1 vit nga ekrani.

r1_1477405936-7708511

Arbana Osmani

Shpesh cilësohet si prezantuesja më e mirë shqiptare. Figurë e rëndësishme e “Top Channel” ku ka punuar që ditën e parë, Arbanës vazhdojnë t’i besohen formatet më me peshë që ka ky televizion. Arbana është nëna e Jonit, të cilin përpiqet që ta ekspozojë sa më pak në publik.

r2_1477405945-5865260

Jonida Shehu

Ndryshe nga çdo vit tjetër, sivjet Jonida kthehet nga puna me një dëshirë të re, më të bukurën, atë për të parë të voglën Kristal. Prezantuesja e “Pasdite në Top Channel” u bë nënë për herë të parë këtë verë por nisja e shpejtë e sezonit të ri, bëri që ajo të kthehet menjëhere pas linjdes në krye të detyrës.

r3_1477406080-6577412

Amarda Toska

Besnike e imazhit të saj prej ditës së parë, me flokët e gjatë e shumë klas, Ami mbetet gjithnjë në krye të listës si ndër prezantueset më të dashura në Shqipëri. Por ishte pikërisht përkushtimi ndaj djalit të saj Joel që e bëri atë të zgjedhë formate që nuk zgjasin prej shtatorit në qershor. Ami prej disa vitesh drejton “Dancing With The Stars Albania”

r4_1477405969-1166484

Xhemi Shehu

E bukur, shumë e bukur, Xhemi Shehu ndryshe nga koleget e mësipërme, është nënë e dy fëmijëve. Ajo i ka dhuruar të vegjëlve kohën e majftueshme pas ardhjes në jetë, duke u shkëputur nga ekrani në periudha të ndryshme, por asnjëherë përfundimisht.

r5_1477405982-6001418

Alketa Vejsiu

Po ashtu nënë e dy fëmijëve, çdo vendim i rëndësishëm në jetën e Alketës, përfshirë edhe kohët kur është bërë nënë, kanë shkuar paralelisht me punën në televizion. E suksesshme prej fillimit, sot Vejsiu është jo vetëm moderatore por edhe producente formatesh të rëndësishme.

r6_1477405994-8591807

Eneda Tarifa

Për vite me radhë, nën drejtimit e varietesë së humorit në Top Channel, “Portokalli”, Eneda e ka ndjekur profesionin e moderatores paralelisht me atë të këngëtares. Të gjitha këto duke pasur si rol të parë atë të nënës së Arias bukuroshe.

r7_1477406012-6785515

Temat
Showbiz

Të afërta