Shpërblehet Shkëlzen Gashi, fiton një çmim në Amerikë (Foto)

Shkëlzen Gashi po shkëlqen në Amerikë, derisa tani ka fituar edhe çmimin “lojtari i ndeshjes”

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Shkëlzen Gashi, ka realizuar edhe një gol në Amerikë.Gashi ka shënuar gol në barazimin 1:1 të skuadrës së tij Colorado Rapids me Houston Dynamon në kuadër të xhiros së 34-të, në MLS.

Paraqitja e mirë e tij në këtë ndeshje është shpërblyer nga tifozët e Colorados, të cilët kanë zgjedhur atë si më të mirin e ndeshjes, duke marrë 61 % të votave.

Ky ishte goli i nëntë i Gashit në sezonin e parë në Amerikë.

gashi-2_1477292897-1148792

Temat
BotëSport

Të afërta