Risitë që vijnë me VW Golf 8 facelift 2017

Teknologji si ato të ngasjes gjysmë-automatike, kontrolli me anë të gjesteve dhe teknologji tjera tashmë kanë filluar të instalohen në shumicën e veturave të reja.

Këto teknologji pritet të vijnë edhe me Golfin e ri 8 facelift, së bashku me një model hibrid. Sipas Auto Express, kryesuesi i njësisë për zhvillimin e këtij modeli, Heinz-Jakob Neußer ka konfirmuar se Golf 8 facelift 2017 do të vijë me sistem kontrolli me anë të gjesteve.

Vetura do të vijë me një ekran 9.5 inç në qendër të konsolës për sistemin infotainment, si dhe një ekran 8 inç për panelin e instrumenteve.

Ky model pritet të vijë me sistemin e ri hibrid 48 volt me motorin me benzinë 1.0-litër supercharged.

Temat
Teknologji

Të afërta