Londra votohet qyteti më i mirë në botë për kualitet të jetës

Londra ka triumfuar në një studim të ri të qyteteve më të mëdha të botës, duke lënë prapa Parisin dhe Nju Jorkun.
Vlerësuar në faktorë të ndryshëm duke përfshirë kulturën, infrastrukturën, shëndetin dhe lumturinë e përgjithshme; rezultatet u përcaktuan nga 5,200 të rritur nga 16 vende përreth botës.

Anketa, e publikuar javën e kaluar nga kompania PwC, u krye në dhjetor të vitit 2015, para se Britania të hynte në Brexit, transmeton Gazeta Express.

Londra u cilësua në raport si një “qytet dinamik” me infrastrukturë të zhvilluar mirë, sistem të mirë të drejtësisë dhe shërbim të mirë shëndetësor, krahasuar me të tjerët.

Në listën e lëshuar, në top 15she bënin pjesë këto qytete:

1. Londra

2. Parisi

3. Nju Jorku

4. Amsterdami

5. Sidnei

6. Berlini

7. Tokio

8. Toronto

9. Stokholmi

10. Los Anxhelos

11. San Francisko

12. Dubai

13. Milan

14. Madrid

15. Çikago

Temat
BotëLajme

Të afërta