Shpërthim masiv në Rusi, 3 të vdekur (Video/Foto)

Të paktën tre persona kanë humbur jetën, ndërsa 13 të tjerë janë lënduar në një shpërthim të fuqishëm të gazit në qytetin rus, Ryazan.

Shpërthimi ka ndodhur në një ndërtesë disa katesh, duke shkatërruar disa banesa, raporton RT, përcjell Express.

“Në total, 16 persona janë lënduar, tre nga të cilët kanë vdekur,” sipas agjencisë së lajmeve “TASS”.

Fotografi dhe pamje nga ndërtesa e shkatërruar në Ryazan, një qytet ky rreth 200 kilometra larg Moskës, u publikuan sot, pak orë pas sulmit i cili ka ndodhur gjatë natës.

580c6d39c36188282f8b4591_1477223568-8555794

kuykyu_1477223698-7057616

Temat
BotëLajme

Të afërta