Reali do të paguaj 100 milionë euro për yllin e Juventusit (Foto)

Real Madrid do të kthehet sërish për të bërë një goditje të madhe në transferime.

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez këtë verë nuk transferoi asnjë lojtarë të madh, pavarësisht se synoi francezin, Paul Pogba.

Reali është i dënuar nga FIFA deri në janar të vitit 2018 dhe nuk mund të bëjë transferime, por vera e po atij viti pritet të jetë shumë e ‘nxehtë’.

Sipas AS, Real Madrid po përgatite që të transferojë sulmuesin argjentinas, Paulo Dybala, për të cilin do të bëjë gati 100 milionë euro, aq sa kërkon skuadra italiane.

Dybala po ashtu ka zgjuar interesimin edhe të skuadrave tjera të mëdha si Bayern Munich, PSG, Manchester City dhe Arsenal. /Express/

21_1477220731-4253967

Temat
BotëSport

Të afërta