Mustafa: A do të ndërronin mendje opozitarët për demarkacionin, nëse do të hynin në pushtet

Për deputetin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Muhamet Mustafa, deklarata e kreut të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, se vendi mund të shkojë në zgjedhje me marrëveshje mes partive, nuk përbën është asgjë të re.

Mustafa ka shkruar në Facebook se “është e saktë se me marrëveshje të partive politike dhe Grupeve Parlamentare mund të shpërndahet Kuvendi dhe të shpallen zgjedhjet”.

Por, ai ka thënë se për të është e paqartë se si do t’i zgjidhnin zgjedhjet problemet aktuale, në veçanti atë të demarkacionit.

“A do të thotë kjo se një, dy ose me shumë parti, që tani janë në opozitë, me të hyrë në pushtet do ta ndrronin mendimin dhe do të votonin pro demarkacionit që tash e kundërshtojnë”, ka pyetur Mustafa.

Temat
LajmeVend

Të afërta