Kendall Jenner tregon dashurinë e parë… Justin Bieber!

Na duhet të pranojmë se të gjithë kemi pasur e kemi fiksim dikë, qoftë i famshëm apo jo.

Pavarësisht se VIP-at apo personazhet e njohur duken sikur janë shumë ndryshe nga ne, në të vërtetë ata kanë të njëjtat ndjenja dhe emocione. Pra, edhe ata mund të kenë fiksim dikë të famshëm, ashtu sikurse ne.

E tillë është edhe Kendall Jenner, e cila ka treguar për “W Magazine” se kur ka qenë e vogël “vdiste” për yjet e Disney-t, ndërsa për plot 12 vite i kishte rënë në kokë për Justin Bieber.

“JB ishte ylli im i pop-it, dashuria ime e parë. Më duket se e kam pasur në kokë për 12 vite. Sigurisht jo më!” – ka thënë ylli i “Keeping Up With Kardashian”. /Blitz.al/

Temat
Showbiz

Të afërta