Zbulimet të cilat kurrë nuk e panë dritën

Ka shumë zbulime, të cilat, pa marrë parasysh sa revolucionare që mund të ishin, për shkaqe të ndryshme kurrë nuk patën përdorim masiv. Pajisja Rife – Në vitin 1934,...
4_1476778843-4652416

Ka shumë zbulime, të cilat, pa marrë parasysh sa revolucionare që mund të ishin, për shkaqe të ndryshme kurrë nuk patën përdorim masiv.

Pajisja Rife – Në vitin 1934, shpikësi amerikan Royal Rife shëroi 14 pacientë të sëmurë nga kanceri dhe me qindra kafshë me kancer, duke drejtuar rrezet e pajisjes së tij drejt atij që ai e quante “virus të tumorit”. Nëse pyeteni pse ky aparat sot nuk është në përdorim të gjerë, ju tregojmë se, sipas disa burimeve, ky zbulim i Rife-it u la pas dore dhe u anashkalua nga Morris Fishbein, drejtor i Shoqatës mjekësore amerikane (AMA), pasi që atij iu refuzua kërkesa që të blinte një hise të teknologjisë në fjalë.

Ka pasur dallavere edhe nga Agjencia amerikane e ilaçeve dhe barnave.

4_1476778843-4652416

Fuzioni i ftohtë – Me miliarda dollarë janë shpenzuar në kërkimet për atë sesi të përfitohet energjia duke përdorur “fuzionin e nxehtë”, të kontrolluar, një linjë e rrezikshme dhe e paparashikueshme e eksperimentimit. Në ndërkohë, shkencëtarë të tjerë dhe një grup kërkuesish universitarë i ishin afruar mundësisë së përfitimit të energjisë nga “fuzioni i ftohtë”, i cili është shumë më stabil dhe më i kontrollueshëm, por shumë më pak i mbështetur financiarisht nga qeveria. Në vitin 1989, Martin Fleischmann dhe Stanley Pons kishin deklaruar ta kishin arritur ta observonin fuzionin e ftohtë në laboratorin e tyre. Por, reagimi ndaj këtij zbulimi qe i ftohtë, i barabartë me injorimin.

3_1476778852-7270193

Një cigare më pak e dëmshme – Në vitet 1960, kompania e duhanit “Liggett & Myers” doli me një produkt të quajtur XA, një cigare për të cilën thuhej se i ishin hequr sasia më e madhe e sasive që shkaktojnë kancer. Dr. James Mold, drejtor i kompanisë “Liggett”, i raportoi në gjykatë dokumentet në rastin “Qyteti dhe qarku i San Franciskos kundër ‘Phillip Morris, Inc.’”, ku Phillip Morris kishte kërcënuar se do ta shkatërronte kompaninë “Liggett”, nëse ajo nuk do ta nënshkruante një marrëveshje që kurrë të mos i bënte publike informatat rreth dëmeve që shkakton pirja e duhanit. Duke reklamuar një alternativë “më të sigurt”, ata do të pranonin se pirja e duhanit është e dëmshme. U bë si u bë, cigarja XA kurrë nuk e pa dritën e diellit.

2_1476778862-7374351

Automjetet me ujë – Pa marrë parasysh sa qesharake duket kjo ide, automjetet që ecin me ujë ekzistojnë me të vërtetë. Automjeti më i famshëm i tillë është ai i Stan Meyerit, i cili arrinte 100 milje për galon dhe do të mund të bëhej një automjet me të vërtetë efikas dhe ideal, sikur Meyer të mos kishte vdekur në rrethana të dyshimta nga një aneurizëm i trurit në moshën 57-vjeçare. Ka shumë njerëz, të cilët thonë se Meyer u helmua, pasi që refuzoi ta shiste patentin e tij, me qëllim të dhënies fund të kërkimeve në këtë drejtim. Duke u frikësuar nga një përfundim i ngjashëm, partnerët e tij u tërhoqën nga skena, duke marrë me vete edhe zbulimin e tyre epokal.

1_1476778872-4972881

Temat
Fun

Të afërta

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com