Rozana Radi të dielën vjen për herë të gjashtë në “Kënga Magjike” (Foto)

Këngëtarja Rozana Radi ka promovuar mjaft shumë veten e saj si këngëtare, duke marrë pjesë disa herë në festivale.

Ajo ka marrë pjesë plot pesë herë në festivalin “Kënga Magjike”, dhe ka arritur gjithmonë të jetë në finale dhe të shpërblehet me çmime.

Në vitin 2010 ajo ishte shumë pranë fitores, ku bashkë me Ramadan Krasniqin u renditën në vendin e tretë, me këngën “Valsi i trradhëtisë”.

Rozana ka vendosur që të rikthehet sërish në këtë festival, dhe të dielën do të prezantojë këngën e re në fazën e parë të konkurimit tek “E diela Shqiptare”.

Lajmin për këtë gjë, e ka bërë të ditur vet këngëtarja përmes publikimit të një fotografije në Instagram.

“Ma thuaj” ti titullohet kënga e re, e punuar nga kompozitori Elgit Doda dhe me tekst të shkruar nga vet ajo.

Mbetet të shihet se si do të jetë performanca e saj këtë të dielë.

Te dielen Kenga Magjike Muzika @elgitdoda tek @rozana_radi styling @jonipeci ❤️ #mathuajti foto by @res_qato

A photo posted by Rozana Radi (@rozana_radi) on

Temat
Showbiz

Të afërta