Rëndohet bilanci i aksidentit në Korçë, dy të vdekur dhe tre të plagosur

Ka ndërruar jetë edhe një tjetër person nga aksidenti i ndodhur mesditën e sotme në aksin Korçë-Bilisht.
Ai është Agim Besho nga Fushë-Kruja, i cili ndodhej në njërën prej makinave që u përplas. Besho ndërroi jetë në spital pasi nga aksidenti nuk mundi t’ju mbijetojë plagëve të marra.

Kanë qenë dy automjete që janë përplasur me njëra-tjetrën pranë kryqëzimit të fshatit Plasë.

Një makinë me targë AA 251 EP veturë dhe mjeti tip furgon me targa AA 519 EX u përplasën ku për pasojë mbeti i vdekur në vend Fatmir Islami dhe u dëmtuan, L.K ; N.O; I.G;.

Burime nga policia thanë për Express se punonjësit e burgut ishin nisur me një makinë civile, në ceremoninë mortore të një mikut të tyre dhe po ktheheshin në momentin kur ndodhi aksidenti.

Sipas policisë, punonjësit e burgut nuk kanë qenë në shërbim, në momentin kur ka ndodhur aksidenti.

“U ngrit grupi hetimor dhe po punohet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit”, thotë zyrtarisht policia

Temat
LajmeRajon

Të afërta