Mustafa thotë se s’po ngutet për Demarkacionin

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka lënë të kuptohet se pa një takim me opozitën nuk do ta procedojë në Kuvend marrëveshjen për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi.

Ai ka thënë se do kërkojë takim me opozitën edhe jo në forma të drejtpërdrejta.

“Unë mendoj që do të takohemi me opozitën, qoftë në mënyrë të drejtpërdrejtë qoftë përmes formave përmes të cilave kemi siguruar deri tash takime edhe me pjesëmarrje të ambasadorëve të huaj. Do të bëjmë përpjekje që të bashkërendojmë qëndrimet tona para se të procedojmë në Kuvend”, ka thënë Mustafa gjatë Konventës së parë të industrisë së drurit në Kosovë.

Ai në fjalën e tij theksoi se demarkacioni do të kalojë me konsensusin e opozitës.

“Ky është edhe shkaku që unë nuk po ngutem që ta procedoj në Kuvend derisa t’i shtjerrim të gjitha mundësitë e dialogut me opozitën në mënyrë që demarkacioni të jetë si rrjedhojë e një pajtimi të përbashkët”, ka shtuar kryeministri Mustafa.

Temat
LajmeVend

Të afërta