Mali i Zi: Konfirmohet fitorja e partisë së Gjukanoviqit, pritet koalicioni me partitë e vogla

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve sot ka njoftuar se Partia Demokratike e Socialistëve të Gjukanoviqit i ka fituar 36 vende në Kuvendin e Malit të Zi, me 81 deputetë.

I dyti është Fronti Demokratik opozitar me 18 deputetë, ndërsa Koalicioni Çelësi është i treti me 9-të vende deputetësh.

Vendet e mbetura të deputetëve do të plotësohen nga disa patri të vogla dhe grupe.

Katër parti opozitare janë ankuar se në zgjedhjet e 16 tetorit , ka pasur parregullsi, përfshirë, bllokimin e shërbimeve të popullarizuara të mesazheve, ËhatsApp dhe Viber.

Këto zgjedhje janë përshkruar edhe me arrestimin e 20 serbëve të akuzuar për planifikim të sulmeve në ditën e zgjedhjeve. Ata janë arrestuar vonë në mbrëmje të 15 tetorit.

Gjukanoviq synon integrim të Malit të Zi në Bashkimin Evropian dhe NATO, ndërsa pjesa më e madhe e grupeve opozitare janë proruse.

Temat
LajmeRajon

Të afërta