BE-ja, kushte tjera Serbisë

Duke iu referuar burimeve të saj diplomatike të afërta me qarqet e Brukselit, mediumi serb Politika shkruan se Serbisë i janë shtuar kushte të reja sa i përket negocimit...

Duke iu referuar burimeve të saj diplomatike të afërta me qarqet e Brukselit, mediumi serb Politika shkruan se Serbisë i janë shtuar kushte të reja sa i përket negocimit të Kapitullit 35 me Bashkimin Evropian.

Sipas këtij mediumi, transmeton Telegrafi, në një dokument gjashtë faqesh, Brukseli në shumë vende, si kritere të përkohshme ka vënë kërkesa shtesë në lidhje me heqjen e institucioneve paralele dhe lidhjen e tyre me fillimin e Asociacionin e Komunave serbe.

“Serbia do të duhet të dorëzojë çdo tre muaj raportin e pagesave të pensioneve për ish-anëtarët e policisë dhe gjyqtarëve paralelë, që tash janë nën institucionet e Kosovës, për të cilët nuk ka asnjë marrëveshje”, shkruan ndër tjerash Politika.

Gjithashtu ky medium vë në pah faktin se për Beogradin, janë të diskutueshme veçanërisht dy pika: kush do të vendosë për menaxhmentin në Gazivodë dhe liria e lëvizjes.

“Beogradi, siç na thuhet nga burime të afërta me ekipin negociator, nuk ka pranuar se do të lejojë hyrjen e shtetasve të vendeve të treta nga Kosova në Serbi, sepse kjo do të thotë se Beogradi e njeh Kosovën”, shkruan në fund ky medium.

Temat
LajmeVend

Të afërta

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com