Hoxha e Bushati “zbusin” marrëdhëniet Prishtinë-Tiranë, nesër hapin konsullatën në Mynih

Vizita e kryeministrit Edi Rama, në Begorad bëri që marrëdhëniet Prishtinë- Tiranë të acarohen, por duket se kjo situatë do të tejkalohet shumë shpejt.
Ministri, Enver Hoxhaj, i cili ishte ai që foli kundër Ramës në Beograd nesër bashkë me kryediplomatin shqiptar, Ditmir Bushati, do të përurojnë hapjen e konsullatës së përbashkët në Mynih.

Kështu bëhet e ditur në një njoftim të MPJ’së ku shpalosen aktivitetet e Hoxhajt jashtë vendit.

“Pas takimeve që do t’i zhvillojë në Mynih, Hoxhaj së bashku me ministrin Bushati do të përurojnë hapjen e Konsullatës së përbashkët Kosovë-Shqipëri në Mynih të Gjermanisë, si një nga zotimet e dala nga mbledhjet e përbashkëta të dy qeverive”, thuhet në komunikatën e dërguar nga Ministria.

Hoxhaj, pas përfundimit të vizitës në Suedi po qëndron në Mynih të Gjermanisë, ku po merr pjesë në Forumin Ekonomik për Ballkanin Perëndimor të organizuar nga dhomat e tregtisë të Mynihut dhe Bavarisë së Epërme, si dhe Qeverisë së këtij shteti. Pjesëmarrës është edhe ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, dhe përfaqësues të vendeve të rajonit.

“Institucionet e Kosovës janë duke punuar intensivisht për zhvillimin ekonomik të shtetit tonë. Aktualisht janë dy procese paralele me prioritet që edhe ne si MPJ po i shtyjmë përpara. E para është puna në forume të përbashkëta ekonomike me vendet e tjera të Ballkanit dhe me përkrahjen e BE-së dhe qeverive të tjera për të përfituar projekte të përbashkëta. Në anën tjetër, në agjendën bilaterale kemi takime veç e veç me shtete për promovimin e investimeve direkte në Kosovë dhe forcimin e marrëdhënieve në mes shteteve, ku prioritet është organizimi i forumeve të përbashkëta”, ka thënë Hoxhaj.

Temat
LajmeVend

Të afërta