Gjyqtari që do ta gjykonte El-Chapon u vra duke vrapuar, ja detajet e tmerrshme (Video)

Gjykatësi meksikan i cili vendosi ta udhëhiqte rastin e narko-mafiar, ndër të tjera, Eh Chapon është vrarë derisa vraponte në afërsi të shtëpisë së tij.

Sipas britanikes “Telegraph” , Vicente Bermudez (37) u vra në Metepesu, 40 kilometra nga Mexico City, kur një person i armatosur iu afrua nga pas dhe e qëlloi në kokë, transmeton lajmi.net.

Regjistrimet tregojnë se vrasësi, ishte i veshur me rroba të zeza, e qëlloi gjykatësin dhe u largua nga vendngjarja.

Sipas mediave lokale, gjykatësi u dërgua në spital, por mjekët nuk mundën të bëjën asgjë për t’i shpëtuar jetën.

Temat
BotëLajme

Të afërta