Arban Abrashi nis fushatën për t’u nominuar si kandidat i LDK-së për Prishtinën?

Anëtari i LDK-së dhe ministri Arban Abrashi në një takim të Degës së Tretë të këtij subjekti lidhur me kuvendet zgjedhore të nëndegëve uroi të kandiduarit dhe ata që janë zgjedhur.

“Një proces të tillë e kam kaluar edhe unë edhe shumica prej jush. Herë më kanë rrëzua e herë më kanë përkrah, ashtu siç shkojnë proceset politike. I uroj kryesisë. Na pret punë e madhe. Në qeveri po mundohemi me bërë punë të mira. Diçka po shihet, diçka s’po shihet, diçka duhet edhe ne më shumë me tregua për punët e mira”, raporton Kosova Info.

Sidoqoftë ai tha se gëzohet që po i sheh kaq numër të madh.

“Kjo tregon se LDK-ja është gjallë, LDK-ja po jeton i bindur se do të jetoj aq sa bota”.

Abrashi është përfolur si kandidat i mundshëm i LDK-së për kryetar të Prishtinës.

Temat
LajmeVend

Të afërta